• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Deputetët nga 12 shtete i kërkojnë Qeverisë së tyre të vendosin embargo për armët ndaj Izraelit

Deputetët nga 12 shtete i kërkojnë Qeverisë së tyre të vendosin embargo për armët ndaj Izraelit

Londër, 1 mars 2024 (MIA) - Më shumë nga 200 të majtë nga 12 vende u kanë dërguar letër qeverive të tyre, duke bërë thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit për "shkeljen e rëndë të së drejtës ndërkombëtare" në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Siç ka publikuar gazeta britanike Gardian, në mesin e nënshkruesve janë ish-lideri i Partisë Laburiste, Xheremi Korbin, kreu i Partisë së Gjelbër në Senatin australian, si dhe deputetë dhe politikanë nga Franca, Kanadaja, Belgjika, Brazili, Spanja, Holanda, Irlanda dhe Turqia.

E vetmja nënshkruese amerikane është demokratja Rashida Tlaib nga Dhoma e përfaqësuesve.

"E dimë se armët vdekjeprurëse dhe pjesët e tyre, të prodhuara këtu ose të transportuara nëpër vendet tona, po ndihmojnë aktualisht sulmin e Izraelit ndaj Palestinës, i cili ka vrarë 30.000 persona në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Nuk mund të presim më. Pas vendimit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pretendimit për gjenocid ndaj shtetit të Izraelit, embargoja e armëve është më shumë se një detyrim moral, është kthyer në një kërkesë ligjore", thuhet në letrën e deputetëve. rq/mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR