Deputetët italianë kërkojnë përgjigje nga Qeveria për skandalin me softuerin spiunë
- Deputetët italianë zyrtarisht kërkuan nga Qeveria të përgjigjet nëse kanë spiunuar gazetarët, sipas të gjitha gjasave duke përdorur teknologjinë e ofruar nga kompania amerikane e spiunimit "Paragon".
- Post By Ramize Qamili
- 19:46, 4 korrik, 2025
Romë, 4 korrik 2025 (MIA) - Deputetët italianë zyrtarisht kërkuan nga Qeveria të përgjigjet nëse kanë spiunuar gazetarët, sipas të gjitha gjasave duke përdorur teknologjinë e ofruar nga kompania amerikane e spiunimit "Paragon".
Qeveria konservatore e kryeministres Xhorxha Meloni është akuzuar për spiunazh të paligjshëm të njerëzve të cilët e kritikojnë atë. Zyra e Malonit ka mohuar akuzat.
Kompania teknologjike "Meta" në janar publikoi se rreth 90 përdorues të platformës së saj të mesazheve "Uatsap" ishin monitoruar nga programi spiun "Paragon". Më vonë disa prej tyre u zbulua se ishin italianë.
Ndërkaq, Komiteti parlamentar i sigurisë së Italisë muajin e kaluar publikoi se shërbimet italiane dhe të huaja të inteligjencës kishin zbatuar kontrata me "Paragonin" dhe kishin përdorur teknologjinë e kompanisë për të monitoruar një numër të kufizuar njerëzish me leje nga prokuroria. rq/
Foto: arkivi i MIA-s