• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit u ka kërkuar edhe një herë amerikanëve që të mos udhëtojnë në Rusi

Departamenti i Shtetit u ka kërkuar edhe një herë amerikanëve që të mos udhëtojnë në Rusi
Uashington, 31 mars 2023 (MIA) - Departamenti i Shtetit u ka kërkuar sërish amerikanëve me banim në Rusi që të largohen nga vendi menjëherë pas arrestimit të një gazetari amerikan nën akuzën e spiunazhit, të cilin zyrtarët amerikanë e cilësuan si të sajuar.

Arrestimi i një gazetari të medias perëndimore me akuzën për spiunazh është rasti i parë i tillë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, që u zhvillua midis SHBA-së dhe ish-rivalit ideologjik, Bashkimit Sovjetik.

Ky rast pritet të ulë në një nivel edhe më të ulët marrëdhëniet tashmë të përkeqësuara mes Uashingtonit dhe Moskës. Nëse shpallet fajtor, gazetari Evan Gershkoviç përballet me 20 vjet burg. Paraburgimi i tij në burgun Lefterovë të Moskës është zgjatur deri në fund të majit.

"Do të doja të theksoja shumë qartë, qytetarët amerikanë nuk janë të sigurt në Rusi. Të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, në përputhje me këshillat tona të udhëtimit", deklaroi Vedant Patel, përfaqësues i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se amerikanët që kërkojnë ndihmë për të dalë nga Rusia duhet të kontaktojnë Ambasadën e SHBA në Moskë.

“Fatkeqësisht, ne shohim se si represioni i intensifikuar i qeverisë ruse prek gazetarët, si dhe aktivistët nga shoqëria civile dhe shtresa më e gjerë e shoqërisë ruse”, tha Patel.

Nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se akuzat për spiunazh ndaj gazetarit Gershkoviç janë “qesharake”.

"Këto akuza janë qesharake. Qeveria ruse po persekuton qytetarët amerikanë dhe kjo është e papranueshme, tha mbrëmë Karin Zhan-Pjer, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR