• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja tani për tani nuk ka informacione të mjaftueshme për shkakun e katastrofës në digën Nova Kahovka

Uashington, 8 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja tani për tani nuk posedon informacione të plota të mjaftueshme për shkakun e shembjes së hidrocentralit Nova Kahovka në jug të Ukrainës, deklaroi mbrëmë në brifing për gazetarët  Vedant Patel, zëvendëszëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Do të japim informacione të plota kur të jetë e mundur”, tha Pateli. 

Sipas tij, është fakt i padiskutueshëm që 16.000 banorë të zonës që graviton drejt Nova Kahovkës dhe lumit Dnjepar janë përballur me pasojat e fatkeqësisë dhe rrezikojnë të bëhen viktima të përmbytjeve, ndërsa 20.000 banorë të tjerë kanë nevojë për zhvendosje. 

 "Shembja e digës dhe pasojat e përmbytjeve krijojnë rreziqe serioze të sigurisë për termocentralin bërthamor të Zaporozhjes dhe e kërcënon furnizimin me ujë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë", deklaroi Pateli.

Ai refuzoi t'i konentojë publikimet në disa media amerikane se Uashingtoni posedon informacione  të inteligjencës që tregojnë në përfshirjen e Moskës në sabotimin e digës. 

"Ne vazhdojmë t'i mbështesim partnerët tanë ukrainas në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e  integritetit territorial dhe sovranitetin dhe për mbrojtjen e popullin e tyre", tha Pateli, duke shtuar se Uashingtoni po punon drejtpërdrejt me Kievin për të ofruar ndihmë për rë prekurit nga shembja e digës.  

 Pateli e komentoi propozimin e Turqisë për formimin e një komision ndërkombëtar për hetimin e incidentit, duke vënë në dukje se sekretari i Shtetit Antoni Blinkeni duhet të zhvillojë një bisedë me kolegun e tij të ri, të riemëruar ministër të Punëve të Jashtme të Turqisë,   pa dhënë data konkrete se kur ajo bisedë mund të ndodhë. 

Uashington, 8 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja tani për tani nuk posedon informacione të plota të mjaftueshme për shkakun e shembjes së hidrocentralit Nova Kahovka në jug të Ukrainës, deklaroi mbrëmë në brifing për gazetarët  Vedant Patel, zëvendëszëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Do të japim informacione të plota kur të jetë e mundur”, tha Pateli. 

Sipas tij, është fakt i padiskutueshëm që 16.000 banorë të zonës që graviton drejt Nova Kahovkës dhe lumit Dnjepar janë përballur me pasojat e fatkeqësisë dhe rrezikojnë të bëhen viktima të përmbytjeve, ndërsa 20.000 banorë të tjerë kanë nevojë për zhvendosje. 

 "Shembja e digës dhe pasojat e përmbytjeve krijojnë rreziqe serioze të sigurisë për termocentralin bërthamor të Zaporozhjes dhe e kërcënon furnizimin me ujë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë", deklaroi Pateli.

Ai refuzoi t'i konentojë publikimet në disa media amerikane se Uashingtoni posedon informacione  të inteligjencës që tregojnë në përfshirjen e Moskës në sabotimin e digës. 

"Ne vazhdojmë t'i mbështesim partnerët tanë ukrainas në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e  integritetit territorial dhe sovranitetin dhe për mbrojtjen e popullin e tyre", tha Pateli, duke shtuar se Uashingtoni po punon drejtpërdrejt me Kievin për të ofruar ndihmë për rë prekurit nga shembja e digës.  

 Pateli e komentoi propozimin e Turqisë për formimin e një komision ndërkombëtar për hetimin e incidentit, duke vënë në dukje se sekretari i Shtetit Antoni Blinkeni duhet të zhvillojë një bisedë me kolegun e tij të ri, të riemëruar ministër të Punëve të Jashtme të Turqisë,   pa dhënë data konkrete se kur ajo bisedë mund të ndodhë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR