• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja mund ta njohë shtetin palestinez pas luftës izraelite në Gazë

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja mund ta njohë shtetin palestinez pas luftës izraelite në Gazë

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja është e angazhuar në "proceset e planifikimit" për atë si më së miri të avancohet formimi i shtetit palestinez, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të shtetit amerikan Metju Miler, por theksoi se kjo nuk përfaqëson ndryshim të politikës. 

"Po, ne angazhohemi në mënyrë aktive për formimin e shtetit të pavarur palestinez me garanci të vërteta të sigurisë për Izraelin", deklaroi Miler për gazetarët në Uashington, transmeton "Jerusalem Post". 

"Ne e mbështesim formimin e shtetit të pavarur palestinez dhe punojmë shumë në qeveri që të mendojmë se si ta arrijmë këtë", tha Miler, duke shtuar se shumica e opsioneve janë të pazbatueshme. 

Ai, gjithashtu theksoi se SHBA-ja e ka ngritur para Izraelit çështjen e krijimit të zonës tampon në Rripin e Gazës, duke shtuar se Uashingtoni kundërshton çfarëdo lloj ulje të madhësisë së Rripit të Gazës. 

Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, ka angazhuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të përgatisë kuadër për të shqyrtuar mundësinë e njohjes amerikane dhe ndërkombëtare të shtetit të Palestinës  një ditë pas luftës në Gazë, njoftoi më herët ueb-faqja hebraike, duke cituar dy përfaqësues të lartë të administratës amerikane. 

Blinkeni, gjithashtu, ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit të dorëzojë propozime për atë se si mund të duket "shteti i çmilitarizuar palestinez" në bazë të modeleve të ndryshme nga e gjithë bota, deklaroi një përfaqësues zyrtar. 

Ekzistojnë disa opsione për veprimin amerikan në këtë drejtim, thekson raporti i Vala-s, duke filluar nga vendimi për njohjen amerikane të shtetit palestinez deri te një vendim për të mos vënë veto ndaj vendimit të Këshillit të Sigurisë së KB-së për të pranuar Palestinën si anëtare të plotë në organizatë dhe inkurajimin e vendeve të tjera në Perëndim për të njohur shtetin palestinez. fc/

Fotografia: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR