• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Rusia duhet të ketë kërkesa të qarta që ta zgjidhim problemin me eksportin e grurit

Departamenti i Shtetit: Rusia duhet të ketë kërkesa të qarta që ta zgjidhim problemin me eksportin e grurit

Uashington, 4 gusht 2023 (MIA) - Koordinatori për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit, Xhejms O'Brajan sot deklaroi se Rusia duhet të jetë më e qartë për atë çka kërkon që të kthehet në marrëveshjen për grurin. 

Në bisedën me gazetarët, ai tha se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë, por se "nuk është e qartë çka konsideron si sukses Rusia".

"Ky është problemi... Rusia po eksporton sasi rekord të grurit, ata thanë se bëhet fjalë për 61,8 milionë tonë vitin e kaluar, që mendoj se është 10 deri në 15 për qind më shumë se çdo vit më parë. Nëse masa jonë është sasia e ushqimit globalisht, atëherë duhet të fokusohemi në procesin e ndërmjetësuar nga KB-ja dhe Turqia, e cila ndihmon Rusinë të eksportojë dhe ata ankohen për gjërat e vogla në një sistem që funksionon shumë mirë", tha O'Brajan. 

Ai theksoi se gjatë një viti e gjysmë të kaluar, tregu botëror filloi të rinovohet nga goditja e shkaktuar, nga pushtimi në Ukrainë, por punët para pak kohësh u përkeqësuan "sepse Rusia vendosi të bëjë përpjekje ta pengojë Ukrainën që të importojë". 

"Rusia po sulmon sistemin global të sigurisë ushqimore dhe mendoj se nuk duhet të mbyllim sytë ndaj tij. Rusia duhet të mbetet e izoluar, shprehja e solidaritetit për këtë çështje është një pozicion shumë i rëndësishëm që bota dëshiron ta shohë nga Rusia në kontekstin e kësaj lufte", tha O'Brajan.

Ai vlerëson se qëllimi i daljes së Moskës nga marrëveshja është rritje e çmimeve që të kthehet kujdesi i kërkesave të Rusisë. 

"Para luftës, Ukraina siguronte rreth 10 për qind të grurit në tregun global dhe rreth 40 deri 50 për qind e asaj që Fondi Botëror për Ushqim ua dërgoi vendeve më të varfra në botë", tha O'Brajan. 

Krahas asaj që Rusia e bllokon eksportin dhe paralajmëroi se çdo anije e cila do të jetë qëllim legjitim ushtarak, O'Brajan theksoi se Rusia bombardoi depo dhe deri dje ishin shkatërruar 2.200 tonë grurë të ruajtur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR