Departamenti i Shtetit: Rubio sot do të takohet me kryeministrin e Katarit
- - Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, sot në Uashington do të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohamed bin Abdelrahman al Tani.
- Post By Ramize Qamili
- 17:58, 12 shtator, 2025
Uashington, 12 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, sot në Uashington do të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohamed bin Abdelrahman al Tani.
Takimi është për shkak të sulmit të Izraelit të martën ndaj gjirit shtet i cili është aleat i SHBA-së, në të cilin Izraeli u përpoq të eliminonte një pjesë të udhëheqësve të lëvizjes islamiste palestineze Hamas që jetonin atje.
Në një kritikë të rrallë të Izraelit, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se është "shumë i pakënaqur" për shkak atij sulmi.
Izraeli të martën bombardoi një kompleks banimi në qendët të Dohas, kryeqytetit të Katarit, shtet ndërmjetësues në negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
Kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdelrahman al Tani, dje para Këshillit të Sigurimit të KB-së deklaroi se Katari do të vazhdojë rolin e tij diplomatik në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s