Departamenti i shtetit: Nuk gjetëm dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza
- Departamenti i shtetit amerikan mbrëmë njoftoi se deri tani nuk ka gjetur dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza.
- Post By Sara Ademi
- 07:43, 10 nëntor, 2023

Uashington, 10 nëntor 2023 (MIA) - Departamenti i shtetit amerikan mbrëmë njoftoi se deri tani nuk ka gjetur dëshmi për krimet ushtarake izraelite në Gaza.
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të shtetit amerikan, Vedant Patel, deklaroi se për momentin nuk ka dëshmi për pohimet e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara se Izraeli ka kryer krime lufte në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, lajmëroi "Tajms of Izrael".
"Këto janë procese normale, të brendshme të synuara (për vërtetimin e fakteve), por ekziston një proces rigoroz dhe ne erdhëm në atë konkluzion në rastin konkret", tha Patel. sa/
foto: Arkivi i MIA-s