• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Departamenti i Shtetit mirëpret vendimin kundër Millorad Dodik

Departamenti i Shtetit mirëpret vendimin kundër Millorad Dodik

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Tami Brus, në platformën X, publikoi se Departamenti i Shtetit mbështet gjykimin e shkallës së parë ndaj presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik.

"E respektojmë gjykimin e sotëm të Gjykatës së Bosnja e Hercegovinës ndaj presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik", shënoi Tami Brus në X.

Ajo më tutje shton se SHBA për dekada ka investuar në stabilitetin e Bosnja e Hercegovinës.

Millorad Dodik dje u dënua me një vit burg për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Kristijan Shmit.

"Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonin sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Dejtonin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës," shkroi Brus në X.

Presidenti i RS Millorad Dodik u shpall fajtor dje në gjykimin e shkallës së parë, ndërsa i pandehuri i dytë, u.d. drejtori i Gazetës Zyrtare të RS, Millosh Lukiq, u lirua nga akuzat. Dodik u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së Presidentit të Republikës Srpska. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR