• e martë, 26 nëntor 2024

Departamenti i Shtetit: Autoritetet në Serbi të hetojnë pretendimet e OSBE-së për zgjedhjet, dhuna është e papranueshme

Departamenti i Shtetit: Autoritetet në Serbi të hetojnë pretendimet e OSBE-së për zgjedhjet, dhuna është e papranueshme

Uashington, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsitë zgjedhore, duke theksuar se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është "e papranueshme".

"Jemi të fokusuar në bashkëpunimin me Serbinë për të forcuar pushtetin demokratik dhe sundimin e së drejtë[s, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë është në Perëndim”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës në lidhje me protestat e reja në Beograd që u kthyen të dhunshme të dielën.

Legjitimiteti i procesit demokratik, shtojnë, varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për të pranuar vullnetin zgjedhor.

 “Me shqetësim vërejmë konstatimet e ODIHR-it se zgjedhjet u shënuan  me lëshime të shumta procedurale, presione ndaj zyrtarëve publikë dhe keqpërdorime të burimeve publike dhe se këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijoi kushte jokorrrekte, thuhet në përgjigje, duke shtuar se SHBA-ja i bëri thirrje Serbisë të "punojë ngushtë me OSBE-në për t'i zgjidhur këto shqetësime".

Në kumtesë shtohet se partitë duhet të raportojnë incidentet e parregullsive zgjedhore përmes kanaleve përkatëse ligjore.

Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, lista më e madhe e opozitës "Serbia kundër dhunës" akuzoi qeverinë dhe Partinë Progresive Serbe për vjedhje dhe u bëri thirrje mbështetësve të protestojnë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR