Departamenti i shtetit: Amerikanët e burgosur padrejtësisht për momentin janë duke u kthyer në SHBA
- Departamenti amerikan i shtetit (DASH) ka konfirmuar se Pol Vilan, Evan Gershkoviç dhe Alsu Kurmasheva të cilët u burgosën në Rusi dhe u liruan sot në një shkëmbim të madh të burgosurish mes Perëndimit dhe Rusisë, janë nisur për në SHBA. Me ta vjen edhe i burgosuri politik Vlladimir Kara-Murza, një politikan dhe gazetar i shquar i opozitës ruse i cili posedon shtetësi ruse dhe britanike dhe karton të gjelbër amerikan.
- Post By Fami Bajrami
- 20:04, 1 gusht, 2024
Uashington, 1 gusht 2024 (MIA)- Departamenti amerikan i shtetit (DASH) ka konfirmuar se Pol Vilan, Evan Gershkoviç dhe Alsu Kurmasheva të cilët u burgosën në Rusi dhe u liruan sot në një shkëmbim të madh të burgosurish mes Perëndimit dhe Rusisë, janë nisur për në SHBA. Me ta vjen edhe i burgosuri politik Vlladimir Kara-Murza, një politikan dhe gazetar i shquar i opozitës ruse i cili posedon shtetësi ruse dhe britanike dhe karton të gjelbër amerikan.
"Përmes përpjekjeve të jashtëzakonshme të një numri të madh të njerëzve në Departamentin e shtetit dhe qeverinë tonë, SHBA arritën marrëveshje për të siguruar lirinë e tyre, si dhe të Vlladimir Kara-Murzës dhe dymbëdhjetë të burgosurve të tjerë në Rusi", tha Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.
"Jemi mirënjohës për mbështetjen që morëm nga disa aleatë tanë që bënë të mundur këtë marrëveshje, veçanërisht Gjermania, Polonia, Norvegjia dhe Sllovenia. Poashtu vlerësojmë përpjekjet e qeverisë turke për të siguruar lokacion të sigurt të këtyre njerëzve në SHBA dhe Gjermani", tha Blinkeni.
Ai shtoi se nën udhëheqjen e presidentit amerikan Xho Bajden, qeveria amerikane ka arritur deri më tani të lirojë dhjetëra amerikanë që u mbajtën peng ose padrejtësisht të mbajtur në disa vende.