• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit: Shtypi i lirë dhe i pavarur është shtyllë kryesore e demokracisë

Departamenti amerikan i Shtetit: Shtypi i lirë dhe i pavarur është shtyllë kryesore e demokracisë

Uashington, 3 nëntor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan rëndësinë që të mbështetet asociacioni botëror gazetaresk, duke potencuar se "shumë gjatë shumë gazetarë në botë i ekspozohen ndjekjes për shkak të punës së tyre".

Nga Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë dolën me deklaratë me rastin e Ditës ndërkombëtare të mosndëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve.

"Shtypi i lirë dhe i pavarur është shtyllë kryesore e demokracisë", deklaroi zëdhënësi Methju Miler, duke shtuar se "gazetarët e paanshëm janë të domosdoshëm për informim të opinionit dhe autoritetet të mbajnë përgjegjësi, posaçërisht gjatë krizave dhe situatave emergjente".

Miler njëherit potencoi se krizat e vazhdueshme botërore krijojnë shqetësim të madh për sigurinë e gazetarëve.

"Shumë gazetarë në botë u ekspozohen ndjekjeve për shkak të reportazheve të tyre", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH-it.

Sipas të dhënave të Komitetit për mbrojtje të gazetarëve, mbi 200 gazetarë janë vrarë në dekadën e fundit, ndërkaq vrasësit e tyre nuk u përballën me drejtësinë.

Për zgjidhje të këtyre problemeve, SHBA krijoi Platformën për mbrojtje të gazetarisë në kuadër të Departamentit të Shtetit dhe në mënyrë aktive bashkëpunojnë me UNESKO-n (organizatë e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë) në suaza të programit të ri për mbrojtje të gazetarëve.

"Në mënyrë të qartë i dënojmë sulmet ndaj gazetarëve për shkak të punës së tyre dhe u bëjmë thirrje të gjitha qeverive t'i mbrojnë punonjësit mediatik nga dhina, përndjekja dhe frikësimi", deklaroi Miler. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR