• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i shtetit: SHBA-ja nuk është e involvuar në grupin e Vagnerit

Departamenti amerikan i shtetit: SHBA-ja nuk është e involvuar në grupin e Vagnerit

Uashington, 26 qershor 2023 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në Moskë, Lin Trejsi drejtpërdrejt ka kontaktuar me autoritetet ruse këtë fundjavë për t'i siguruar se SHBA-ja "nuk është e involvuar" në kryengritjen e pasuksesshme të grupit paramilitar Vagner në Rusi, kumtoi Departamenti i shtetit.

Ambasadorja Trejsi, si edhe përfaqësuesit amerikanë të cilët kanë kontaktuar me ambasadën ruse në Uashington, kanë deklaruar se "SHBA-ja nuk është dhe nuk do të involvohet" në ngjarjet që e tronditën Rusinë, deklaroi sonte zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Methju Miler.

Ajo potencoi se autoritetet amerikane "shpresojnë se Rusia do t'i përmbushë obligfimet e veta për mbrojtjen e ambasadës dhe personelin diplomatik" me seli në Moskë.

Marrëdhëniet diplomatike midis Uashingtonit dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët të invazionit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa bisedimet e nivelit të lartë më së shumti kanë të bëjnë me të burgosurit amerikanë në Rusi.

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR