Departamenti amerikan i Shtetit: Rubio dhe Netanjahu biseduan për sulmet izraelite ndaj Gazës
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot biseduan në telefon për operacionet izraelite në Gazë, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:14, 24 mars, 2025

Uashington, 24 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot biseduan në telefon për operacionet izraelite në Gazë, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Në sulmin e djeshëm ajror izraelit ndaj spitalit në Gazë jetën e humbën pesë persona, mes të cilëve edhe lideri politik i Hamasit. Izraeli pohon se cak i sulmit ishte anëtari kyç i grupit militant.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se është goditur reparti kirurgjik në spitalin Naser në Kan Junis. Ushtria izraelite kumtoi se sulmi ka pasuar pas të dhlnave të hollësishme zbuluese dhe prëdorimit të municionit të saktë për t'u minimizuar dëmi.
Hamasi kumtoi se është vrarë anëtari i zyres së tij politike, Ismail Barhumi.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac konformoi se ai është Barhumi. ushtria nuk e emëroi cakun, por e përshkruajti si "terrorist kyç" të Hamasit.
Sulmet izraelite u dënuan nga opinioni botëror, ndërkaq vlerësohet se në sulmet e fundit izraelite jetën e kanë humbur qindra njerëz. ab/
foto: ЕPА