• e premte, 05 dhjetor 2025

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve për Ukrainën në vlerë prej 825 milionë dollarëve

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve për Ukrainën në vlerë prej 825 milionë dollarëve

Uashington, 29 gusht 2025 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitje të mundshme të pajisjes ushtarake për Ukrainën në vlerë prej rreth 825 milionë dollarëve, ndërsa leja e nevojshme për këtë vendim i është parashtruar Kongresit të SHBA-së përmes Agjencisë për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri - DSCA.

Qeveria e Ukrainës kërkoi blerje të deri 3.350 raketave ERAM (Extended Range Attack Munition) me rreze të vazhduar veprimi dhe numër të njejtë të sistemeve të instaluara GPS/INS me SAASM (Selective Availability Anti-Spoofing Module), Y-kod apo M-kod, ceket në kumtesën e agjencisë, e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Krahas kësaj, pakoja e propozuar përfshin kontejnerë për raketa, mbajtës, pjesë rezerve dhe zëvendësuese, material shpenzues, pajisje për riparim, softuer për armë, harduer për planifikim të misioneve, si dhe trajnim të personelit, mbështetje logjistike dhe shërbime inxhinierike.

Autoritetet amerikane vlerësojnë se kjo shitje do t'i përmirësojë kapacitetet e sigurisë të Ukrainës dhe do të kontribuojë për aftësinë e saj për t'u përballur me kërcënimet e tanishme dhe të ardhshme, si dhe të kryejë misione për vetëmbrojtje dhe stabiliteti rajonal.

Në kumtesë ceket se Ukraina do të përdorë mjete nga fonde të huaja të siguruara nga Danimarka, Holanda dhe Norvegjia. si dhe mjete nga programi i SHBA-së për ndihmë ushtarake. 

"Shitja nuk do ta ndryshojë baraspeshës themelore ushtarake në rajon", kumtoi DSCA.

Tani për tani nuk është propozuar kurfarë marrëveshje kompensimi, ndërsa çdo marrëveshje e tillë do të jetë pjesë e negociatave mes blerësit dhe shitësit, ceket në kumtesë. ab/

Fotо:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR