Dendiasi dhe Lajçaku biseduan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, dje në Athinë pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:22, 28 prill, 2023

Athinë, 28 prill 2023 (MIA) - Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, dje në Athinë pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Dendiasi në Tuiter ka shkruar se dje ka biseduar me Lajçakun për përparimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Lajçaku falënderoi Dendiasin për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet e përbashkëta të BE-së në rajon. ar/
Foto: Tuiter printskrin