• e diel, 22 dhjetor 2024

Demonstruesit në Tbilisi të cilët ishin arrestuar për shkak të kundërvajtjeve administrative janë lënë të lirë

Demonstruesit në Tbilisi të cilët ishin arrestuar për shkak të kundërvajtjeve administrative janë lënë të lirë

Tbilisi, 9 mars 2023 (MIA) - Të gjithë demonstruesit e arrestuar gjatë protestave më 7 dhe 8 mars në Tbilisi për shkak të kundërvajtjeve administrative janë lënë të lirë, kumtoi Ministria e Punëve të brendshme e Gjeorgjisë.

Në kumtesë ceket se disa nga të arrestuarit janë procesuar me gjyq, përderisa të tjerët janë liruar pas skadimit të masës së paraburgimit në pajtim me ligjin.

Ministria thekson se vazhdon me identifikimin e personave të cilët do të ndiqen penalisht për dhunë ndaj nëpunësve policorë.

Protestat në Tbilisi filluan para ndërtesës së Parlamentit gjeorgjian më 7 nars, pasi që në lexim të parë ishte miratuar propozim-ligji për agjentë të huaj.

Sheshi para ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi sonte është mbushur me demonstrues, të cilët e festojnë vendimin e autoriteteve gjeorgjiane, të sjellur sot pasdite për tërheqje nga procedura të ligjit kundërthënës për agjentë të huaj.

Turma ende është para ndërtesës së parlamentit, afër rrethojës së vendosur mbrojtëse, sepse demonstruesit nuk kanë besim në organet shtetërore, sepse venrimi për tërheqje të ligjit ishte kumtuar vetëm gojarisht, ndërkaq nuk ishte konstatuar me votim në Parlament. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR