• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demonstruesit mbrëmë i vunë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad, MPJ-ja suedeze e dënoi aktin

Demonstruesit  mbrëmë i vunë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad, MPJ-ja suedeze e dënoi aktin

 Bagdad, 20 korrik 2023 (MIA) - Qindra demonstrues në mëngjesin e sotëm kanë hyrë në ambasadën suedeze në Bagdad dhe i kanë vënë flakën, njoftojnë mediat britanike.

Informacionet fillestare thonë se në incident nuk ka të punësuar të lënduar në ambasadë, ndërs Stokholmi zyrtar  e kritikoi sulmin ndaj ambasadës, raportojnë mediat britanike. 

“I dënojmë të gjitha sulmet ndaj diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare”,  theksohet në kumtesën e Ministrisë suedeze të  Punëve të Jashtme. 

Procedura  e demonstruesve është kritikuar edhe nga autoritetet irakiane. 

 Ministria irakiane  e Punëve të Jashtme sot bëri të ditur se "ashpër" e dënon djegien e ambasadës suedeze në Bagdad dhe u bëri thirrje forcave të sigurisë që menjëherë të fillojnë hetim, raportojnë mediat franceze.

“Qeveria irakiane ka ngarkuar forcat kompetente të sigurisë që të zbatojnë hetim urgjent dhe t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të sqarohen rrethanat e incidentit, si dhe të konfirmohet identiteti i autorëve”, thuhet në kumtesën e  Ministrisë ikrakiane të Punëve të Jashtme. 

“Të gjithë të punësuarit në ambasadën në Bagdad janë të padëmtuar, ministria mban kontakt të rregullt me ta”, bëri të ditur MPJ-ja suedeze, raportuar nga mediat britanike. 

 Autoritetet irakiane kanë obligim ta garantojnë sigurinë e përfaqësive diplomatike në territorin e tyre, theksoi ministria suedeze.

Protesta është organizuar nga mbështetësit e klerikut shiit Muktada Sadër përpara djegies së pritshme të librit të shenjtë mysliman të Kuranit në Suedi. Theksohet se gjërat e tilla në të kaluarën kanë sjellë protesta dhe dënime të mëdha në vendet me shumicë myslimane. 

Në videot e publikuara në Telegram shihet si njerëzit mblidhen rreth kompleksit në orën 1  pas meanate sipas kohës lokale dhe hyjnë në të një orë më vonë. Më vonë videot e publikuara treguan tym që ngrihej nga një ndërtesë që është pjesë e kompleksit të ambasadës.ar/

Foto: Skrinshot nga Si-En-En-i

QËNDRONI TË LIDHUR