Demonstrues izraelitë kërkojnë lirimin e pengjeve në Gazë
- Demonstrues në Izrael sot kanë djegur goma dhe kanë bllokuar autostrada, duke kërkuar armëpushim, i cili do të mundësonte lirimin e pengjëve tjerë në Gazë. Protestat po mbahen derisa liderët izraelitë po përgatisin ofensivë të re kundër Hamasit, për të cilën thonë se "është e domosdoshme për shkatërrimin e organizatës".
- Post By Besnik Shuki
- 15:54, 26 gusht, 2025
Tel Aviv, 26 gusht 2025 (MIA) - Demonstrues në Izrael sot kanë djegur goma dhe kanë bllokuar autostrada, duke kërkuar armëpushim, i cili do të mundësonte lirimin e pengjëve tjerë në Gazë. Protestat po mbahen derisa liderët izraelitë po përgatisin ofensivë të re kundër Hamasit, për të cilën thonë se "është e domosdoshme për shkatërrimin e organizatës".
Palestinezët në Gazë, të cilët ballafaqohen me shpërngulje, shkatërrime dhe uri, po përgatiten për valë të re të sulmeve izraelite. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi se do të mbahet takim i kabinetit, edhe pse nuk është e qartë nëse do të bisedohet për armëpushim të mundshëm.
Netanjahu deklaroi se Izraeli do ta zgjerojë ofensivën në qytetin Gazë, por paralelisht do të tentojë të arrijë marrëveshje për armëpushim. Ai pohoi se "sulmi është mënyra më e mirë të dobësohet Hamasi dhe të kthehen pengjët". Por, familjet e pengjëve dhe përkrahësit e tyre iu kundërshtuan kësaj strategjie.
Protestat vijuan pas sulmit të djeshëm izraelit ndaj spitalit kryesor në Gazën jugore, ku humbën jetën pesë gazetarë dhe edhe 15 persona tjerë. Sulmi shkaktoi dënime mbarë botën dhe është quajtur një nga goditjet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëvce dhe instituciuoneve mjekësore. Netanjahu e cilësoi si "fatkeqësi tragjike" dhe paralajmëroi hetim ushtarak. bsh/
Foto: EPA