• e premte, 05 dhjetor 2025

Demokratët publikuan tre e-porosi të Epshtajnit në të cilat përmendet Trampi

Demokratët publikuan tre e-porosi të Epshtajnit në të cilat përmendet Trampi

Uashington, 12 nëntor 2025 (MIA) - Demokratët amerikanë nga Dhoma përfaqësuese sot publikuan tre porosi elektronike të Xhefri Epshtajn, në të cilat përmendet presidenti amerikan, Donald Tramp.

I dënuari për krime seksuale, Epshtajn, e ka përmendur Trumpin disa herë gjatë korrespondencës me bashkëpunëtoren e tij të gjatë, Gilejn Maksuell, dhe gazetarin Majkëll Uollf.

Demokratët theksojnë se Trampi e ka ditur se i ndjeri Epshtajn ka eksploatuaar vajza të mitura.

Demokratët cituan korrespondencën mes Epshtajnit dhe Uollfit, si dhe ish-të dashurës së tij Maksuell, e cila po vuan dënimin me burg prej 20 viteve për tregti seksuale me fëmijë.

Posta elektronike përfshin një letër prej vitit 2019 drejtuar Uollfit, në të cilën Epshtajn ka shkruar se Trampi "ka pasur njohuri për vajuat, sepse e ka lutur Gilejnin të ndalojë". Në një mejl tjetër të vitit 2011 drejtuar maksuellit, Epshtajn pohon se Trampi "ka kaluar orë në shtëpinë e tij me njërën prej viktimave", emri i së cilës nuk përmendet. Ai e quan Trampin "qen, i cili akoma nuk ka filluar të lehë".

Tramp vazhdimisht dhe në mënyrë të rreptë mohon çfarëdo lloj njohurie apo përzierje në krimet e Epshtajnit.

Ai pohon se me Epshtajnin ishin miq në vitet e 90-ta, por më vonë ishin hidhëruar.

Epshtajn kreu vetëvrasje në vitin 2019 në paraburgim pasi që u arretsua rreth akuzave për krime seksuale.

Shtëpia e Bardhë i akuzoi dmeokratët se e kanë publikuar postën elektronike për ta njollosur presidentin Tramp.

Ndërkohë, Komiteti për mbikëqyrje të Dhomës përfaqësuese publikoi 20.000 faqe dokumente që i mori nga prona e Epshtajnit, fondi që menaxhon me mjetet e tij pas vdekjes së tij.

Komiteti kontrollohet nga republikanët, ndërsa publikimi vjen pasi që demokratët në Komitetin e njejtë publikuan tre porosi elektronike, për të cilat pohojnë se gjithashtu erdhën nga prona e Epshtajnit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR