• e diel, 22 dhjetor 2024

Demokratët dhe republikanët nuk kanë rënë dakord për kufirin e borxhit, SHBA-ja është nën kërcënimin nga falimentimi teknik

Demokratët dhe republikanët nuk kanë rënë dakord për kufirin e borxhit, SHBA-ja është nën kërcënimin nga falimentimi teknik

Uashington, 10 maj 2023 (MIA) - Lideri republikan Kevin Mekarti bëri të ditur se në takimin me presidentin Xho Bajdenin nuk është arritur marrëveshje për borxhin publik të SHBA-së.

"Nuk ka përparim", deklaroi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ku një orë  bisedoi me Bajdenin, i cili është një nga demokratët dhe liderët e Kongresit. 

Të dyja palët sërish do të takohen të premten për të biseduar për këtë çështje të ndjeshme, shtoi ai. 

Demokratët dhe republikanët nuk po arrijnë të bien dakord për rritjen e kufirit të borxhit publik të SHBA-së, që është një lëvizje e nevojshme ligjore për ekonominë më të madhe botërore të vazhdojë t'i paguajë detyrimet e saj, nëpunësit dhe kreditorët e vet.

Pas largimit nga takimi, lideri i demokratëve në Senat Çak Shumer, e akuzoi Kevin Mekartin se kufiri  i sipërm i borxhit e mban si "peng", sepse ngritja e kufirit të borxhit e kushtëton me uljen e shpenzimeve. 

Presidenti amerikan Xho Bajdeni dje  përsëriti dje se mospagesa e detyrimeve financiare amerikane "nuk është një opsion", pas takimit me liderët e kongresit për këtë çështje. ar/

 Foto: Shtëpia e Bardhë

 

QËNDRONI TË LIDHUR