Demokratët amerikanë me kritika për Trampin: Me urdhrin për sulm ndaj Iranit ai e shkeli Kushtetutën e SHBA-së
- Demokratët amerikanë të opozitës mbrëmë e kritikuan presidentin Donald Tramp sepse, duke shkelur Kushtetutën, ka marrë vendim për të sulmuar Iranin pa kërkuar miratimin e Kongresit të SHBA-së.
Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Demokratët amerikanë të opozitës mbrëmë e kritikuan presidentin Donald Tramp sepse, duke shkelur Kushtetutën, ka marrë vendim për të sulmuar Iranin pa kërkuar miratimin e Kongresit të SHBA-së.
“Vendimi i presidentit Tramp për të bombarduar Iranin e vendor SHBA-në në prag të një lufte më të gjerë në Lindjen e Afërt pa miratimin e Kongresit, gjë që është e nevojshme sipas Kushtetutës, tha senatori demokrat Dik Darbin.
Disa anëtarë të Kongresit, gjithashtu, thanë se shërbimet amerikane të intelegjencës nuk kishin identifikuar një kërcënim të menjëhershëm nga Irani që do të justifikonte vendimin e Trampit.
Liderët e demokratëve në Senat dhe Dhomën përfaqësuese, Çak Shumer dhe Hakim Xhefris, thanë se Trampi "ka rritur në mënyrë dramatike" rrezikun që SHBA-ja të përfshihet në një përshkallëzim të ri në Lindjen e Afërt.
“Asnjë president nuk duhet të lejohet ta përfshijë në mënyrë të njëanshme vendin në diçka aq të rëndësishme sa lufta, me rreziqe të paparashikueshme dhe pa një strategji”, tha Shumer.
Shumica e anëtarëve republikanë të Kongresit mbështetën vendimin e Trampit për të sulmuar impiantet bërthamore të Iranit dhe për t'u bashkuar kështu me ofensivën izraelite kundër Teheranit, e cila ka vazhduar që nga 13 qershori. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s