• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri: Qendra për transplantimin e qelizave staminale hematopoietike përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësinë publike (PLT)

Demiri: Qendra për transplantimin e qelizave staminale hematopoietike përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësinë publike (PLT)

Shkup,15 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka folur sot në Akademinë solemne me rastin e hapjes së Qendrës për Transplantimin e Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën Universitare për Hematologji, e cila u vu në përdorim tre javë më parë.

Demiri theksoi se është nder i madh t'i drejtohem sot Akademisë Solemne me rastin e hapjes së Qendrës për transplantim të qelizave staminale hematopoietike në Klinikën Universitare për Hematologji.

Gjatë viteve të fundit ky institucion ka treguar se si duhet punuar në interes të pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor. Klinika e hematologjisë investoi njëkohësisht në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve shëndetësorë.

Përveç rinovimit të objektit, theksoi Demiri këtu për herë të parë filluan të kryhen edhe transplante të qelizave staminale nga një dhurues i palidhur. Transplantet u kanë dhënë një shans të ri jetës pacientëve me sëmundje hematologjike malinje.

"Vetëm pak javë më parë u vu në përdorim Qendra e sapondërtuar e Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike, e cila përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësinë publike. Tashmë Klinika e Hematologjisë është vendosur në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon. Jam i kënaqur që kemi ofruar trajtimin mjekësor më bashkëkohor dhe më të mirë për pacientët", theksoi ai.

Demiri shpreh mirënjohjen e tij përdrejtorët e këtij institucioni, dr. Irina Panovska Stavridis dhe Flutim Kadriu, anëtarëve të Qeverisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm.

"Ju inkurajoj që të vazhdoni punën tuaj profesionale, në Ministrinë e Shëndetësisë keni një partner të sinqertë për forcimin e sektorit të shëndetësisë. Së bashku mund të sjellim rezultate pozitive!“, deklaroi Demiri.

Drejtori organizativ i kësaj klinike, Flutim Kadriu, tha se kati i ri i Klinikës së Hematologjisë paraqet një përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve shkencore, kadrovike, infrastrukturore dhe teknologjike të institucionit.

Objekti i ri është i pajisur me pajisje mjekësore moderne dhe mund të ofrojë kujdes për 120 pacientë të rinj në vit.

"Kati i ri ka një sipërfaqe prej 800 metra katrorë, me 10 dhoma të pajisura me ajër të filtruar NERA për trajtimin e transplanteve të qelizave staminale hematopoietike të lidhura alogjene, të palidhura dhe pjesërisht identike. Po bëhemi Qendër rajonale e transplantit që mund të ofrojë kujdes jo vetëm për të siguruarit nga Maqedonia e Veriut, por edhe për pacientët nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, ku këto ndërhyrje ende nuk janë të disponueshme. Për nevojat e kësaj Qendre është planifikuar të punësohen 30 punonjës të rinj në Klinikën e Hematologjisë", nënvizoi Kadriu.

Ai shtoi se pa mbështetjen e kryeministrit, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe udhëheqësis së Fondit për Sigurime Shëndetësor, nuk do të realizohej një nga investimet më të rëndësishme në shëndetin publik në vitet e fundit.

Kadriu në emër të gjithë ekipit të Klinikës së Hematologjisë i ka uruar punë të suksesshme ministrit të sapoemëruar të Shëndetësisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR