• e hënë, 23 dhjetor 2024

Delegatët propalestinezë në kongresin e demokratëve kërkojnë embargo për armë ndaj Izraelit

Delegatët propalestinezë në kongresin e demokratëve kërkojnë embargo për armë ndaj Izraelit

Çikago, 19 gusht 2024 (MIA) - Dhjetëra delegatë myslimanë dhe aleatët e tyre në Konventën kombëtare të demokratëve në Çikago do të insistojnë për ndryshime në programin e partisë dhe do të kërkojnë embargo ndaj eksporteve të armëve në Izrael, informojnë mediat amerikane.

Grupi të cilët quhen "Delegatë kundër gjenocidit, planifikon të ushtrojë të drejtën e fjalës së lirë gjatë kongresit katërditorë ku pritet që nënpresidentja e SHBA-së Kamalla Haris të nominohet për kandidate presidenciale të SHBA-së.

Organizatorët e grupit refuzojnë të zbulojnë detaje, por konfirmojnë se do të propozojnë ndryshime në programin e partisë dhe do të shfrytëzojnë të drejtën për të folur në ngjarje.

Presidenti amerikan Xho Bajden sot pritet të mbajë fjalim, ndërsa Kamalla Haris do të mbajë fjalimin përmbyllës të enjten.

Delegatët propalestinezë kërkojnë një rol më të madh në krijimin e programit të partisë. Në Çikago jeton bashkësia më e madhe palestineze në SHBA, ndërsa sot qindra aktivistë propalestinezë kanë protestuar tashmë në qendër të qytetit duke kërkuar përfundimin e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR