• e martë, 26 nëntor 2024

Delegacioni i Komisionit Evropian në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Delegacioni i Komisionit Evropian në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Bruksel, 15 janar 2024 (MIA) - Delegacioni i Komisionit Evropian i udhëhequr nga kryetarja e tij Ursula fon der Lajen këtë javë do të qëndrojë në qytetin Zviceran Davos ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik. 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në përbërje të delegacionit të BE-së do të jenë nënkryetarët ekzekutiv të Komisionit Evropian për ekonomi në interes të njerëzve dhe për Marrëveshjen e gjelbër evropiane edhe ndërmjet marrëdhënieve institucionale, Vadis Dombrovskis dhe Marosh Shefçoviq, nënkryetaret e KE-së, Vera Jurova dhe Dubravka Shuica dhe eurokomisarët për Ekonomi Paolo Xhentiloni për shëndetësi dhe siguri të ushqimit Stela Kirijakides, për energji Kadri Simson, për inovacione, kërkim, kulturë, arsim dhe rini Ilijana Ivanova dhe për aksion klimatik Vopke Hukstra.

Sipas njoftimeve, nesër Fon der Lajen do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit, ndërsa anëtarët tjerë të Komisionit Evropian gjatë këtyre ditëve në mbajtjen e tubimit do të marrin pjesë në panele dhe konferenca lidhur me resorët e tyre, si ato për bashkëpunim në përshpejtimin e aktiviteteve klimatike, për ekosistemet për inovacione energjetike, për tregtimin e lëndëve të para të rëndësishme, për gjendjen shëndetësore globale, për zhvillimin e informacioneve teknologjike dhe komunikime dhe për rregullimin e fushës së inteligjencës artificiale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR