• e premte, 05 dhjetor 2025

Deklarata e Hagës: Anëtarët e NATO-s janë zotuar të investojnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Deklarata e Hagës: Anëtarët e NATO-s janë zotuar të investojnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Bruksel, 25 qershor 2025 (MIA) - Vendet anëtare të NATO-s, në Samitin e sotëm u zotuan të investojnë nga pesë për qind të PBB-së kombëtare në bazë vjetore për nevojat themelore të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035.

"Të bashkuar para sfidave dhe kërcënimeve serioze të sigurisë, veçanërisht kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimin e përhershëm nga terrorizmi, aleatët u zotuan të investojnë pesë për qind të PBB-së në vit për nevojat mbrojtëse bazë, si dhe për shpenzime lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për t'i siguruar obligimet tona individuale dhe kolektive, në pajtim me nenin 3 të marrëveshjes së Uashingtonit", citohet në Deklaratën e miratuar në Samitin e sotëm të Nato-s në Hagë. 

Në dokument theksohet se këto investime do të sigurojnë forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë për luftë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përputhje me tre detyrat kryesore të NATO-s: parandalimin dhe mbrojtjen, parandalimin dhe menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin në siguri.

Sipas marrëveshjes, nga fondet që arrijnë në pesë përqind të PBB-së, të paktën 3.5 përqind në vit do të ndahen për shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s, për nevojat e burimeve kryesore të mbrojtjes dhe për përmbushjen e Objektivave të Kapacitetit të Aleancës.

"Aleatët pajtohen të dorëzojnë plane vjetore që tregojnë kredibilitet, rrugë graduale për arritjen e këtij qëllimi", thuhet në dokument.

"Të tjerat 1,5 për qind të mbetura të PBB-së në nivel vjetor, mes tjerash, do të destinohen për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, duke siguruar gatishmëri civile dhe rezistencë, inovacione dhe për përforcimin e bazës industriale të mbrojtjes.

Liderët e NATO-s konfirmojnë edhe përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e shpejtë të bashkëpunimit industrial transatlantik në mbrojtjen dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja edhe në frymën e inovacioneve për avancimin e sigurisë kolektive.

Në të më tutje aleatët konfirmojnë obligimet e tyre të përhershme sovrane për mbështetjen e Ukrainës, siguria e së cilës kontribuon për sigurinë e NATO-s dhe për atë qëllim riafirmohet përkushtimi i kontributit të drejtpërdrejtë drejt mbrojtjes së Ukrainës dhe industrisë së saj mbrojtëse gjatë sistemimit të shpenzimeve për mbrojtjen e aleatëve.

"Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u mblodhëm në Hagë për ta konfirmuar përkushtimin tonë drejt NATO-s, aleati më i fortë në histori, dhe drejt lidhjes transatlantike. Konfirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur drejt mbrojtjes kolektive siç është garantuar në nenin 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit, se sulmi ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithëve. Qëndrojmë të bashkuar dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë t'i mbrojmë një miliardë qytetarë tanë, ta mbrojjmë Aleancën dhe ta mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë", citohet në Deklaratën e Hagës. 

Samiti i ardhshëm i NATO-s në vitin 2026 do të mbahet në Turqi, me ç'rast do të vijojë takim i kreut në Shqipëri. sa/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR