• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklarata e Granadës: Trasojmë rrugën për politikat dhe prioritetet e BE-së për vitet e ardhshme

Deklarata e Granadës: Trasojmë rrugën për politikat dhe prioritetet e BE-së për vitet e ardhshme

Granadë, 6 tetor 2023 (MIA) - Tubimi ynë i sotëm e shënon fillimin e procesit për definimin e drejtimeve të përgjithshme politike dhe prioritetet e Unionit për vitet që vijnë, duke vendosur një kurs strategjik të veprimit për të formësuar të ardhmen tonë të përbashkët në interes të të gjithëve, citohet në Deklaratën përfundimtare të miratuar në Samitin e sotëm joformal të BE-së në qytetin spanjoll Granadë.

"E ritheksojmë premtimin origjinal të projektit evropian  për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për qytetarët tanë, të udhëhequr nga vlerat dhe parimet tona, të drejtat themelore, demokracia dhe sundimi i ligjit", citohet në dokument.

Liderët e BE-së theksojnë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet dhe shtytës për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të qytetarëve evropian, për uljen e dallimeve ndërmjet vendeve dhe duhet t'i nxisë vlerat në të cilat është themeluar Unioni.

"Duke parë perspektivën e një Unioni për zgjerim të mëtejshëm, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare duhet të jenë të përgatitura për këtë. Vendet kandidate për anëtarësim duhet t'i përforcojnë përpjekjet e tyre reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në pajtim me natyrën e procesit të inkuadirmit të themeluar në merita dhe me ndihmën e BE-së. Paralelisht Unioni duhet të vendosë bazat dhe reformat e brendshme të nevojshme. Ne do të përcaktojmë ambiciet tona afatgjate dhe mënyrat për realizimin e tyre. Do të përgjigjemi në çështje kyçe lidhur me prioritetet dhe politikat tona, si dhe me kapacitetin tonë për të vepruar. Kjo do ta bëjë BE-në më të fuqishme dhe do ta forcojë sovranitetin evropian", citohet në Deklaratën e Granadës.

Në dokument theksohet se agjenda strategjike e dakorduar në qershor të vitit 2019 ishte një udhëzues veprimi për Unionin, në kushte kur pandemia e Kovid-19 dhe agresioni rus ndaj Ukrainës e testuan qëndrueshmërinë e BE-së, duke e theksuar nevojën që ajo të forcojë sovranitetin e saj dhe të sjellë vendime të rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonove të saj. 

Европската комисија ги суспендираше сите проекти што земјите од ЕУ ги имаа со Русија и Белорусија, а кои се кофинансирани од фондовите на ЕУ, потврди еврокомесарката за кохезиона политика Ели

"Pas takimit tonë në Versajë, vepruam me vendosmëri. Të rrezikuar me shantazh energjetik. në masë të madhe i pakësuam varshmëritë tona dhe i deversifikojmë burimet tona. Të përballur me zinxhirë të shtrënguar të furnizimit dhe konkurrencës ndërkombëtare, e përforcojmë bazën tonë ekonomike. Të vendosur të ndërmarrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë dhe mbrojtjen tonë dhe për ta ndihmuar Ukrainën, i përforcojmë kapacitetet evropiane. Do të vazhdojmë t'i mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj aq sa nevojitet. Konfirmuam edhe se e ardhmja e aspiranteve tona për anëtarësim dhe qytetarëve të tyre është në kuadër të Bashkimit Evropian", ceket në Deklaratë.

Liderët e BE-së në dokument theksojnë se megjithatë, duhet të bëhet më shumë, kështu që në takimin e sotëm biseduan për prioritetet kyçe dhe aktivitetet e nevojshme për ndërtim të një Evrope të fuqishme, dinamike, konkurruese dhe kohezive në botën e ndryshueshme aktuale.

Në Deklaratë, vendet anëtare të BE-së e theksojnë përkushtimin e tyre për të punuar në përforcimin e rezistencës evropiane dhe konkurrencës afatgjate globale, me qëllim Unioni i siguroi të gjitha veglat e nevojshme për rritje të qëndruehsme dhe inkluzive dhe lidership global në këtë dekadë kyçe.

Според него, Лисабон верува дека проширувањето на Европската Унија е инвестиција во мирот, безбедноста и стабилноста на континентот. - Сакаме тоа да се случи, се надевам што е можно поскоро,

Në dokument tutje theksohet angazhimi për ndërtimin e një tregu të vetëm më koheziv dhe të ndërlidhur, duke e ruajtur integritetin e saj, dimensionin social dhe hapjen, duke siguruar kushte të barabarta dhe ulje të barrës administrative veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 

"Do të sigurojmë akses në energji të pranueshme, do të rrisim sovranitetin tonë energjetik dhe do të zvogëlojmë varësitë e jashtme në fusha të tjera kyçe ku BE-ja duhet të ndërtojë një nivel të mjaftueshëm kapacitetesh për të garantuar mirëqenien e saj ekonomike dhe sociale, siç janë teknologjitë digjitale dhe neto-zero, ilaçet kritike dhe lëndët e para, dhe bujqësia e qëndrueshme. Do të investojmë në hulumtim dhe arsim si dhe në aftësitë e së ardhmes dhe do të përballemi me sfidat demografike. Do të forcojmë pozicionin tonë si një fuqi industriale, teknologjike dhe komerciale, duke vendosur fokus të veçantë në fushat me vlerë të lartë të shtuar ku tashmë kemi një avantazh konkurrues ose mund të bëhemi kryesues. Do ta përforcojmë angazhimin me të gjithë partnerët nga të gjitha rajoneve në botë që ta ruajmë dhe përmirësojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla me Kombet e Bashkuara në thelb, të sjellim më shumë drejtësi drejtësi në sistemin shumëpalësh dhe për të parandaluar fragmentimin e mëtejshëm të tij. Do t'i mobilizojmë dhe zhvillojmë instrumentet tona aksionare të jashtme", thuhet në tekst. 

Sipas liderëve të BE-së, më i rëndësishëm se kurr më parë është bashkëpunimi për të forcuar dhe diversifikuar zinxhirët e furnizimit, për të inkurajuar partneritetet, për të lidhur marrëveshje tregtare dhe marrëveshje investuese dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, me qëllim që të përmbushen synimet e Unionit drejtë emetimeve zero-neto të gazrave të dëmshëm dhe gatishmërinsë për kriza shëndetësore.  

Në atë drejtim, sipas anëtarëve të BE-së, për realizimin e këtyre angazhimeve kërkon ringjallje të tregtisë globale, në të cilin rol fundamental do të ketë Organizata tregtare botërore. 

"Këshilli evropian do të vazhdojë me diskutime për prioritetet e ardhshme të Unionit tonë në muajt e ardhshëm para miratimit të Agjendës strategjike të vitit të ardhshëm", thuhet në Deklaratën përmbyllëse nga Granada. qa/sa/ab/

QËNDRONI TË LIDHUR