• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklarata e Borelit dhe Varhejit me rastin e përvjetorit të Srebrenicës: Pajtimi është i mundur vetëm me vërtetësi, paqe dhe drejtësi

Deklarata e Borelit dhe Varhejit me rastin e përvjetorit të Srebrenicës: Pajtimi është i mundur vetëm me vërtetësi, paqe dhe drejtësi

 Bruksel, 11 korrik 2023 (MIA) - Para njëzet e tetë viteve u shkrua një nga faqet më të errëta të historisë evropiane, kur Evropa nuk arriti t'i mbrojë viktimat, prorositën sot Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Boreli  dhe Komisari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji në një deklaratë të përbashkët me rastin e përvjetorit të masakrës në Srebrenicë.

"E ndajmë trishtimin dhe dhimbjen me familjet dhe miqtë e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Evropa kujton përgjegjësinë dhe mossuksesin e saj për t'i mbrojtur. Sot, kur lufta shpërthen përsëri në kontinentin evropian, premtojmë  se do të bëjmë më shumë për ta mbrojtur paqen dhe për të mbrojtur jetë", theksojnë Borreli dhe Varheji në mesazh. 

 Ata porositën se duke kujtuar pasojat e konfliktit të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë, BE-ja e përsërit angazhimin e saj për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit, e ardhmja e të cilit është brenda Bashkimit Evropian.

"Pajtimi mund të arrihet vetëm në bazë të së vërtetës, paqes dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë tolerancë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin historik dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Të gjithë liderët civilë dhe politikë në Bosnjë e Hercegovinë kanë përgjegjësinë të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të bazuar në dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për të forcuar dhe mbrojtur paqen dhe dinjitetin njerëzor për të mirën e të gjitha brezave", theksojnë Boreli dhe Varheji në mesazhin me rastin e 28-vjetorit të masakrës në Srebrenicë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR