• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë tatimore për TVSH në kohë deri te DAP-i kanë paraqitur 95 për qind e tatimpaguesve

Deklaratë tatimore për TVSH në kohë deri te DAP-i kanë paraqitur 95 për qind e tatimpaguesve

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Deklaratë tatimore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në kohë kanë paraqitur 95 për qind të tatimpaguesve, ndërsa 5.1 për qind, gjegjësisht 1983 tatimpagues, nuk kanë paraqitur TVSH-04 deri në afatin e fundit, dje në orën 23:59.

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) apelon deri të gjithë ata që vonohen të përmbushin detyrimin, të dorëzojnë deklaratën tatimore.

Njoftoi se për 9 për qind ka më shumë deklarata tatimore të dorëzuara në këtë tremujor të dytë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës.

"Drejtoria e të Ardhurave Publike rikujton për dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore, ka mundësuar që dorëzimi i formularit TVSH-04 në kulmin e pushimeve verore të bëhet pa shtyrje të afatit dhe pa vonesa, për kënaqësinë e të dy palëve - si DAP-i ashtu edhe taksapaguesit. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me kontabilistët dhe njoftimeve për të mos pritur ditën e fundit për të dorëzuar deklaratat tatimore, kontribuuam në realizimin e këtij misioni së bashku", thekson DAP-i. 

Një njoftim thuhet se do të vazhdohet me komunikim të tillë me tatimpaguesit dhe kontabilistët “për paraqitjen në kohë dhe të saktë të të gjitha llojeve të deklaratave tatimore”. qa/ 

Foto: akivi i MIA-s/ DAP

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR