• e hënë, 19 janar 2026

Deklaratë e përbashkët e tetë vendeve evropiane ndaj paralajmërimit të Trampit për rritjen e taksave

Deklaratë e përbashkët e tetë vendeve evropiane ndaj paralajmërimit të Trampit për rritjen e taksave

Bruksel, 18 janar 2026 (MIA) - Tetë shtete evropiane publikuan deklaratë të përbashkët si përgjigje ndaj kërcënimit të presidentit Donald Tramp për rritjen e taksave për vendet, të cilat nuk e përkrahin ambicjen e tij për ndërmarrjen e kontrollit ndaj Grenlandës.

Në deklaratën e nënshkruar nga Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe, thuhet se hapat e tilla i minojnë marrëdhëniet transatlantike.

"Plotësisht jemi në solidaritet me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës. Duke u bazuar në procesin që filloi javën e kaluar, ne jemi të gatshëm të angazhohemi për një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat i mbështesim fuqimisht", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjithashtu thuhet se grupi i shteteve "do të vazhdojë të jetë i bashkuar dhe i koordinuar" dhe është i përkushtuar për të "ruajtur sovranitetin tonë".

"Si anëtarë të NATO-s, ne jemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë së Arktikut si interes të përbashkët transatlantik", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjithashtu theksohet se stërvitja e paradokohshme ushtarake daneze "nuk paraqet kërcënim për askënd". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR