• e enjte, 04 dhjetor 2025

Deklaratë e përbashkët e liderëve të BE-së: Hapi tjetër është një samit Putin-Tramp-Zelenski

Deklaratë e përbashkët e liderëve të BE-së: Hapi tjetër është një samit Putin-Tramp-Zelenski

 Bruksel, 16 gusht 2025 (MIA) - Liderët evropianë, përfshirë edhe kryeministrin britanik Kir Starmer, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas një telefonate midis Presidentit amerikan Donald Tramp dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

 "I përshëndetim përpjekjet e Presidentit Tramp për t'i ndaluar vrasjet në Ukrainë, për t'i dhënë fund luftës agresive të Rusisë dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", thuhet në kumtesë.

 Liderët theksuan se hapi tjetër duhet të jenë bisedime të reja midis Trampit dhe Putinit, në të cilat do të ishte përfshirë  edhe Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Ata thanë se ishin "të gatshëm të bashkëpunojnë" me Trampin dhe Zelenskin për të mbajtur atë takim trepalësh.

 Në komunikatë shtetohet edhe se Ukraina duhet të ketë "garanci të forta sigurie" për mbrojtjen e saj dhe se "nuk duhet të vendosen kufizime mbi forcat e armatosura ukrainase".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR