• e premte, 05 dhjetor 2025

Deklaratë e përbashkët e G7-shit: Irani asnjëherë nuk guxon të posedojë armë bërthamore

Deklaratë e përbashkët e G7-shit: Irani asnjëherë nuk guxon të posedojë armë bërthamore

Otavë, 17 qershor 2025 (MIA) - Liderët e tetë ekonomive kryesore demokratike në botë, të mbledhur në samitin në Kanada nën patronatin e grupit G7m dhanë deklaratë të përbashskët për mdeiumet pas takimit.

Eskalimi i konfliktit në Lindjen e Afërt në disa ditët e fundit, konflikti mes Izraelit dhe Irnait, ishte temë kryesore e diskutimit, ndërsa me këtë rat anëtarët e Grupit G7 deklaruan se "e përsërisin mbështetjen e tyre për sigurinë e Izraelit" dhe se janë "konsekuentë në qëndrimin e tyre se Irani asnjëherë nuk guxon të posedojë armë bërthamore".

Gjithashtu, anëtarët e grupit G7 bëjnë thirrje për zgjidhje të krizës iraniane, që do të çonte drejt deeskalimit të plotë të armiqësive në Lindjen e Afërt, përfshirë edhe ndërprerjen e zjarrit në Rripin e Gazës. Para së gjithash, ceket mbrojtja e civilëve në të gjitha rajonet. Një funksionar amerikan, ndërkaq, sot deklaroi se persidenti amerikan, DOnald Tramp nuk do ta nënshkruajë projekt-dokumentin e G7-shit me të cilin bëhet thirrje për deeskalim mes Izraelit dhe Iranit.

Tema për Lindjen e Afërt kryesisht i bashkoi liderët e shtatë vendeve në samitin në Kanada, por disa tema të tjera megjithatë sollën mendime të kundërta, nga agresioni rus në Ukraininë e deri te "lufta tatimore". Në të njejtën kohë, Trampi ishte kryesisht i vetëm në anën e tij, i cili në të njejtën kohë e braktisi samitin më herët nga që ishte paralajmëruar.

Nga Shtëpia e Bardhë gjithçka ishte sqaruar me faktin se ai urgjentisht duhet të shkonte në Uashington në mënyrë që plotësissht t'u përkushtohej problemeve në Lindjen e Afërt.

Më herët në samit, Tramp deklaroi se përjashtimi i Rusisë nga ky grup është gabim i madh dhe se konsideron se lufta në Ukrainë nuk do të ndodhte sot nëse Rusia do të ishte në këtë grup të vendeve dhe e përbënte grupin G8, i cili zgjati prej vitit 2002 deri në vitin 2014.

Pas përjashtimit të Rusisë, grupin G7 e përbëjnë SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR