• e enjte, 04 dhjetor 2025

Deklaratë e kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Deklaratë e kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE Orce Gjorgjievski sot e realizoi të drejtën e tij të votimit në vendvotimin 2789 në kopshtin e ri të fëmijëve në Draçevë, në vendin Postanica, Komuna e Kisella Vodës.

"Të dashur bashkëqytetarë, sapo kam ushtruar të drejtën time për të votuar. Ashtu si në raundin e parë, shpresoj që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike edhe në raundin e dytë. Kjo është një festë e demokracisë dhe shpresoj që gjithçka të jetë në rregull deri në fund të zgjedhjeve. Sot po votojmë për të ardhmen e familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe shpresoj që qytetarët të dalin të votojnë në numër të madh", deklaroi Gjorgjievski.

Kur u pyet nga një gazetar se cilët do të ishin hapat e parë nëse do të zgjidhej kryetar i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski tha se ato do të ishin riorganizimi i ndërmarrjeve publike, stabilizimi i gjendjes së tyre dhe pastrimi i qytetit në 72 orët e para. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR