Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Strugës Arsim Dalipi (EMBARGO për publikim deri në ora 19)
- Kandidati për kryetar të komunës së Strugës Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim i udhëhequr nga BDI sot ushtroi të drejtën e tij të votimit dhe votoi në zgjedhjet lokale në vendvotimin 1899 në fshatin Livadhi.
- Post By Sara Ademi
- 12:40, 19 tetor, 2025
Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Strugës Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim i udhëhequr nga BDI sot ushtroi të drejtën e tij të votimit dhe votoi në zgjedhjet lokale në vendvotimin 1899 në fshatin Livadhi.
Për të sot është një ditë e rëndësishme për komunën e Strugës ku qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre.
"Jam i bindur se do të vendosin drejt dhe me dinjitet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht, me dinjitet dhe përgjegjësi, duke i respektuar marrëdhëniet e ndërsjella sepse përveç votues, ne para se gjithash jemi njerëz", deklaroi Dalipi.
Ai u bën thirrje institucioneve për një proces të drejtë dhe transparent, sipas tij, siç meritojnë qytetarët. sa/
Foto: MIA