• e enjte, 04 dhjetor 2025

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Gostivarit nga AKI, Valbon Limani (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Gostivarit nga AKI, Valbon Limani (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Gostivar, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Lumani në votimin e sotëm erdhi me familjen e tij të ngusht dhe siç tha, pret që qytetarët në numër më të madh ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

"Shpresoj që të gjithë ata që kanë të drejtë vote do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, me çka zgjidhja jonë do të bëhet më e qartë. Besoj se deri në fund do të kemi një atmosferë të qetë dhe zgjedhje të drejta dhe demokratike. Në fund, le të fitojë më i miri dhe le të fitojë Gostivari", tha Limani.

Deri momentin e votimit, ai konfirmoi se në shtabin zgjedhor nuk ka pasur raportime për incidente, përveç siç tha parregullsi të vogla. 

"Mendoj se nga këto zgjedhje, Gostivari do të dërgojë një mesazh të qartë se është për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pres që qytetarët të dalin në numër më të madh në gjysmën e dytë të ditës dhe shpresoj që zgjedhjet të përfundojnë në raundin e parë, por megjithatë le t'i lëmë qytetarët ta thonë fjalën e fundit", tha Valbon Limani, kandidati për kryetar komune nga radhët e koalicionit AKI. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR