• e premte, 05 dhjetor 2025

Deklaratë e kandidates për kryetare të komunës së Strugës nga E Majta, Jovana Mojsoska (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Deklaratë e kandidates për kryetare të komunës së Strugës nga E Majta, Jovana Mojsoska (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidatja për kryetare të komunës së Strugës nga E Majta, Jovana Mojsoska sot ushtroi të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale në vendvotimin në shkollën fillore "Josip Broz Tito" në Strugë.

Pret që në këto zgjedhje, banorët e Strugës të tregojnë se janë të etur për ndryshim.

"Në shkollën fillore ku kalova fëmijërinë, sot votova për Strugën, në të cilën të gjithë duam të jetojmë më mirë. Besoj se në këtë fushatë zgjedhore, të cilën E Majta e udhëhoqi me një frymë pozitive dhe ngriti nivelin e komunikimit politik, treguam entuziazëm dhe shpresë të fortë për ndryshim të vërtetë. Zgjedhjet janë forma më e lartë e demokracisë përfaqësuese dhe vota jonë në zgjedhje përfaqëson një vendim dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm. Besoj se në këto zgjedhje, banorët e Strugës do të tregojnë se janë të etur për ndryshim përfundimtar", tha Mojsoska pas votimit. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR