• e enjte, 04 dhjetor 2025

Deklaratë e Bilall Kasamit, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga VLEN (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Deklaratë e Bilall Kasamit, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga VLEN (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Tetovë, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni "Vlen" sot votoi në Gjimnazin "Kiril Pejçinoviq".

"Pas 20 ditësh fushatë intensive sot në këtë festë të demokracisë jemi këtu për ta dhënë votën tonë për kandidatin më të mirë. Sot të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës dhe Republikës së Maqedonisë kanë mundësi t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të pushtetit lokal për 4 vitet e ardhshme, të vendosin për t'i zgjidhur problemet e tyre dhe të përmbushin kërkesat e tyre. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës sepse vota e qytetarëve, do të vendosë për drejtimin në të cilin do të shkojë komuna e Tetovës në 4 vitet e ardhshme. Shpresoj se qytetarët do të vendosin me vetëdije për opsionin më të mirë, për kandidatin më të mirë që Tetova në katër vitet e ardhshme të jetë në duar të sigurta", tha Kasami. sa/

foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR