Dejvid Lami do të jetë zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe
- Ministri britanik për Punë të Jashtme, Dejvid Lami është emëruar për zëvendëskryeministër, pasi zëvendëskryeministrja e mëparshme, Anxhela Rejnor, dha dorëheqje.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:33, 5 shtator, 2025
Londër, 5 shtator 2025 (MIA) - Ministri britanik për Punë të Jashtme, Dejvid Lami është emëruar për zëvendëskryeministër, pasi zëvendëskryeministrja e mëparshme, Anxhela Rejnor, dha dorëheqje.
Lami e lëshoi funksionin e ministrit për Punë të Jashtme, ndërsa pasardhës i tij do të jetë ministrja e Punëve të Brendshme, Ivet Kuper, ka njoftuar redaktorja politike e gazetës "Guardian", Pipa Krerar, në rrjetin social X.
Nëse konfirmohet, emërimi do të jetë ndryshimi më i rëndësishëm deri tani në qeverinë e kryeministrit britanik Keir Starmer, raportuan mediat britanike.
Sipas tyre, Lami do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë.
Pritet që ministrja aktuale e Drejtësisë, Shabana Mahmud ta pasojë Kuperin në funksionin e ministres së Punëve të Brendshme. qa/