• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dega e Al Kaedës në Niger kumtoi se ka rrëmbyer dy rusë

Dega e Al Kaedës në Niger kumtoi se ka rrëmbyer dy rusë

Niamej, 3 gusht 2024 (MIA) - Dega e Al Kaedas në rajonin Sahel në Afrikën Perëndimore kumtoi se në Niger ka rrëmbyer dy shtetas rusë.

Dega e Al Kaedës, Xhamaa Nusrat ul-Islam ve al Myslimin (JNIM), dje publikoi video, ku dy burra thonë se janë rrëmbyer derisa kanë punuar për kompaninë ruse në Nigerin jugperëndimor, njoftojnë medimuet britanike.

Dy burrat në incizimin flasin anglisht me theks rus dhe thonë se janë rusë dhe se janë rrëmbyer në rajonin Mbanga, rreth 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Nigerit, Niamej.

Tani për tani nuk është kërkuar shpërblesë për punëtorët rusë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR