• e premte, 04 tetor 2024

Debati presidencial mes Harrisit dhe Trampit tërhoqi 57.5 milionë teleshikues

Debati presidencial mes Harrisit dhe Trampit tërhoqi 57.5 milionë teleshikues

 Uashington, 12 shtator 2024 (MIA) - Debati presidencial ndërmjet nënpresidentes demokratike Kamala Harrisit dhe kandidatit republikan Donald Trampit tërhoqi 57.5 milionë teleshikues në shtatë rrjete televizive, tregojnë të dhënat preliminare të  agjencisë "Nilsen" të publikuara mbrëmë vonë.

 Debati që u mbajt pardje ishte takimi i parë tet-a-tet i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

 Debati tërhoqi më shumë teleshikues se ai i qershorit mes Trampit dhe kandidatit të atëhershëm demokrat për president Xho Bajdenit, i cili u ndoq nga rreth 51 milionë njerëz.

 Pas një paraqitjeje të dobët në këtë debat, Bajdeni u tërhoq nga gara zgjedhore.

 Numrat e shikueshmërisë së "Nilsen"-it nuk i përfshijnë njerëzit që ndoqën debatin onlajn dhe në bare dhe restorante. Të dhënat përfundimtare që do të përfshijnë këta numra do të publikohen në një datë të mëvonshme.

 Rekordi i shikueshmërisë deri më tani është shënuar në debatin presidencial në vitin 2016, kur 84 milionë njerëz ndoqën duelin mes kandidates demokratike Hilari Klintonit dhe Donald Trampit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR