Debati i parë presidencial ndërmjet Donald Trampit dhe Kamala Haris - akuza dhe kritika të ndërsjella
- Kandidati presidencial republikan Donald Tramp dhe demokratja Kamala Haris, dolën mbrëmë në skenë në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia për një debat dhe shtrënguan duart. Shumë vëzhgues paraprakisht u pyetën nëse Harisi dhe Trampi, të cilët asnjëherë nuk janë takuar, do të përshëndeten me njëri tjetrin.
- Post By Sara Ademi
- 08:05, 11 shtator, 2024
Uashington, 11 shtator 2024 (MIA) - Kandidati presidencial republikan Donald Tramp dhe demokratja Kamala Haris, dolën mbrëmë në skenë në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia për një debat dhe shtrënguan duart. Shumë vëzhgues paraprakisht u pyetën nëse Harisi dhe Trampi, të cilët asnjëherë nuk janë takuar, do të përshëndeten me njëri tjetrin.
Harisi, e cila është nënpresidente e SHBA-së, iu afrua Trampit në skenë, ia dha dorën dhe u prezantua.
Në fjalën hyrëse ajo u prezantua si kandidat perspektiv dhe tha se në debat Trampi do të shkojë me "skenarin e njejtë të lënë pas dore".
"Unë besoj në ambicie, synime, ëndrra të popullit amerikan, dhe prandaj kam një plan për krijimin e asaj që e quaj ekonomi të mundësive", tha Haris.
"Shikoni, kemi një ekonomi të tmerrshme për shkak të inflacionit, me të vërtetë e shkatërrojnë shtetin", tha Trampi.
Harisi e kritikoi qëllimin e Trampit për t'i rritur tarifat për importet e huaja - ajo e krahasoi këtë propozim me tatimin e shitjes për klasën e mesme - njëkohësisht duke e prezantuar planin e saj për sigurimin e lehtësimeve tatimore për familjet amerikane.
"Kjo nuk do të çojë në një rritje të çmimeve", tha Trampi, duke e mbrojtur propozimin e tij për vendosjen e tarifave për importin e prodhimeve.
"Donald Trampi na la papunësi më të lartë që nga koha e depresionit të madh", tha Haris, duke i marrë parasysh vitet e presidencës së tij nga viti 2017 deri në 2021. "Atë që e kemi bërë është se vendosëm rend në kaosin që e krijoi Donald Tramp".
Trampi e kritikoi Harisin për inflacionin e lartë gjatë qeverisjes të administratës së Xho Bajden, edhe pse ai e ekzagjëroi për nivelin e rritjes së çmimeve.
Ai gjithashtu menjëherë kaloi në problemin e migracionit, sërish pa dëshmi duke pohuar se emigrantët vijnë nga "azilet e të çmendurve" dhe e kalojnë kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën.
Sipas tij, inflacioni "u bë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme, për të gjitha klasat".
"Por, atë që bëri Donald Tramp, le të flasim për këtë, me kovidin, ai në fakt falënderoi presidentin Si (Xhinping) për atë që e bëri gjatë pandemisë", tha Haris.
Në pyetjen për luftën në Ukrainë, Trampi tha se nëse ai ka mbetur president nuk do të lejonte nisjen e luftës dhe se "Putini do të ishte në Moskë, i kënaqur dhe i gëzuar".
Ai e tha këtë pasi Harisi e kritikoi se ai është më lajkatues nga diktatorët si Vladimir Putin ose Kim Xhong-un dhe nuk e kupton vendosmërinë amerikane t'u ndihmojë aleatëve dhe partnerëve në synimin e tyre për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.
"Nëse do të kishit mbetur president Putini tani do të ishte në Kiev", tha Harisi. sa/
foto: EPA