• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Debat të amendamenteve për ribalansin e Buxhetit, shqyrtohen 13 nga gjithsej 204 amendamente të propozuara

Debat të amendamenteve për ribalansin e Buxhetit, shqyrtohen 13 nga gjithsej 204 amendamente të propozuara
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet e përfundoi pjesën e dytë të debatit të amendamenteve për ribalansin e Buxhetit për këtë vit. Deri më tani janë shqyrtuar 13 nga gjithsej 204 amendamente të propozuara dhe asnjëri nga të shqyrtuarit nuk është miratuar. Kjo është dita e pesta nga gjithsej dhjetë ditët, të cilat janë paraparë sipas Rregullores për debat në Komisionin amë dhe debati vazhdon nesër në orën 11:00 pas amendamentit numër 14. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se përmes amendamenteve të propozuara, ato mundohen në shumë fusha, veçanërisht në fushën e efikasitetit energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor që t'i përmirësojnë kushtet për jetën e qytetarëve dhe qytetarëve më pak ta ndjejnë krizën energjetike. Shumica qeveritare, është me qëndrimin se, kalkulimi proaktiv në ribalans do të sigurojë mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe tejkalimin e sfidave. Me ribalansin e Buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta në krahasim me projkesionet iniciale të Buxhetit. Shuma e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë ose për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë lidhur me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta në krahasim me planin për vitin 2022, por nga qeveria paralajmëron se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit. Planifikohet rritja ekonomike të jetë 3,2 për qind, inflacioni të arrijë deri në 2 për qind, ndërsa deficiti të jetë 42,7 miliardë denarë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR