Debat për të drejtat e grave "Kush e paguan faturën? Çmimin e pabarazisë"
- Zëvendës-ambasadori i BE-së, Ben Nupnau në hapësirat e Jurop Haus në Shkup sot në mesditë, do ta shënojë fillimin e një serie diskutimesh në panel mbi të drejtat e grave, të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë vitit - duke filluar me Ditën ndërkombëtare të gruas dhe duke përfunduar me Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.
- Post By Melahat Baftija
- 07:43, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Zëvendës-ambasadori i BE-së, Ben Nupnau në hapësirat e Jurop Haus në Shkup sot në mesditë, do ta shënojë fillimin e një serie diskutimesh në panel mbi të drejtat e grave, të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë vitit - duke filluar me Ditën ndërkombëtare të gruas dhe duke përfunduar me Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.
Duke u përqendruar në pyetjen "Kush e paguan faturën? Çmimin e pabarazisë", diskutimi i parë në panel do të përqendrohet në problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen sot gratë.
Qëllimi i diskutimit në panel është i dyfishtë - të festojë arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, dhe të dëgjojë perspektiva të ndryshme - nga shoqëria civile, akademia, sipërmarrja, si dhe qeveria. mb/
Foto: MIA