• e diel, 22 dhjetor 2024

Debat amendamenti rreth propozim ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të administratorëve

Debat amendamenti rreth propozim ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të administratorëve

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje evropiane e ka filluar sot debatin e amendamentit rreth Propozim ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të administratorëve, me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, pjesë e pakos së ligjeve të përgatitura nga Ministria e Shoqërinë Informatike dhe Administratës. Për këtë propozim ligj janë parashtruar 10 amendamente të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Anëtarë të Komisionit kanë vlerësuar se propozim-ligji nuk është zgjidhje e mirë dhe e cilësuan si kriminel. Ata kërkuan që të zhvillohet debat publik rreth të cilave ligjeve, të cilët kanë të bëjnë  me reformat në administratë. Kanë akuzuar se nënkryetarja e Komisionit për çështje evropiane, Arta Bilalli-Zendeli ka për qëllim që ta vendos në "korsi të shpejtë" ligjin me çdo çmim. Konsiderojnë se me propozim-ligjin nuk ka harmonizim me legjislacionin evropian dhe se keqpërdoret flamuri evropian. Përkundër kësaj, për deputetët e pushtetit, propozim-ligji është i mirë dhe në dobi të qytetarëve.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska theksoi se propozim-ligji është kriminel dhe pyeti pse miratohet, siç tha, në mënyrë të shpejtë dhe jotransparente.  

Sipas zëvendëskoordinatrorit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, këto ligje janë të mira dhe në dobi të qytetarëve.

"Ju (VMRO-DPMNE) keni faj të madh për këtë, ndërsa situatë në administratën publike për të cilën ne po përpiqemi ta sanojmë. Po përpiqemi me këto propozime. Ju këtu dëshironi vetëm të bëni fushatë politike", tha Snopçe.

Siç qëndron në elaborim rreth Propozim-ligjit të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me të rregullohet procedura e organizimit dhe zbatimit të trajnimit të nëpunësve administrative, themelimi dhe puna e Agjencisë për trajnim të administratorëve, si dhe çështje tjera të rëndësishme për përsosje profesionale të administratorëve.

Qëllimi i ligjit, siç theksohet, është të sigurojë punë cilësore, profesionale, të paanshme, efektive dhe efikase të zyrtarëve administrativë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ligjin, përmes zhvillimit dhe trajnimit të vazhdueshëm profesional të tyre. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR