• e hënë, 23 dhjetor 2024

DEA amerikane në Tiranë në luftë kundër trafikimit me drogë dhe larjes së parave

DEA amerikane në Tiranë në luftë kundër trafikimit me drogë dhe larjes së parave

Tiranë, 6 mars 2023 (MIA)- Ambasada amerikane në Tiranë njofton se në Tiranë është hapur zyra e DEA-s për shkak të luftës kundër tregtisë me drogë dhe larje të parave lidhur me të dhe për të ardhmen më të mirë të qytetarëve shqiptarë, njofton abcnews.al. 

Njëherësh thirret në atë “kushdo që ka njohuri apo informacion për rastet e trafikimit të drogës t'i denoncojë me çka garantohet anonimitet i plotë”.

Lufta kundër tregtisë me drogë nga vendet e Amerikës Latine ka sjellë Agjencinë Amerikane të Antidrogës, DEA në Tiranë. Tashmë oficerët e DEA-s janë stacionuar në Tiranë, ku do të kenë koordinim të vazhdueshëm me zyrat rajonale dhe organet e tjera hetimore, njofton televizioni duke iu referuar njoftimit të ambasadës.

Shtohet se sipas fokusit të saj, DEA ka për qëllim të godasë çdo dërgesë droge që lëviz nëpër rrugët detare, ajrore dhe tokësore midis vendeve.

DEA që nga janari i vitit të kaluar ka dorëzuar informacione për Italinë, Greqinë dhe Shqipërinë për lëvizjen e kontejnerëve të mbushur me drogë, destinacioni përfundimtar i të cilëve ka qenë Shqipëria apo vende të tjera të rajonit, theksojnë mediat.

Prezenca e parë e DEA-s në Tiranë ka qenë në qershor kur transporti me kokainë nga Ekuadori në Shqipëri ishte në sasi të mëdha. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR