• e hënë, 23 dhjetor 2024

De Kro: BE-së i duhen më shumë fonde vetanake për t'iu përgjigjur sfidave globale

De Kro: BE-së i duhen më shumë fonde vetanake për t'iu përgjigjur sfidave globale

Bruksel, 3 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ka nevojë për më shumë fonde vetanake, sepse në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës, krizave dhe ngjarjeve aktuale në Gazë, qytetarët evropianë presin zgjidhje strategjike prej saj për çështjet globale, vlerësoi kryeministri belg Aleksander de Kro në një intervistë për portalin "Politiko" të Brukselit.

"Me çdo sfidë të madhe me të cilën përballemi, qytetarët evropianë, madje edhe ata euroskeptikë, presin që Evropa të merret me ato sfida, sepse vendet nuk munden vetëm ta bëjnë atë. Nëse duam t'i përmbushim këto pritje, do të duhet të zhvendosim prioritetet tona që në mënyrë të pashmangshme çon në një diskutim: prej ku para", deklaroi De Kro, vendi i të cilit nga 1 janari mori presidencën e BE-së për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Fondet personale në dispozicion të BE-së vijnë kryesisht nga kontributet e 27 shteteve anëtare, si dhe nga taksat doganore për importin e mallrave nga vendet e treta që nuk janë anëtare të bllokut. Përveç kësaj, nga viti 2021 u vendos një taksë për plastikë, nga e cila rreth gjashtë miliardë euro në vit derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e BE-së.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ideja e De Kro vjen në kohën kur në BE janë duke vazhduar negociatat për rishikimin e Kornizës financiare për periudhën 2021-2027 e cila kap vlerën prej 1.2 trilion euro. Rishikimi parashikon konvertimin e disa fondeve si dhe sigurimin e financave shtesë për të mbështetur Ukrainën.

Komisioni Evropian kërkoi 66 miliardë euro shtesë për të mbuluar kostot e paparashikuara në lidhje me pandeminë KOVID, por vendet anëtare në samitin e dhjetorit ranë dakord të miratonin vetëm 21 miliardë euro, ndërsa mbështetja për Ukrainën u bllokua nga Hungaria.

Propozimi i De Kros nxiti spekulime se taksat shtesë mund të futeshin në nivel BE për të mbuluar kostot e rritura.

Вицепремиерот за економски прашања Фатмир Битиќи смета дека во моментов нема потреба од ребаланс, бидејќи ликвидноста и приходната страна на Буџетот се попозитивни од очекуваното.

Ai megjithatë, ai nuk jep një përgjigje të saktë në intervistë për burimin e atyre “fondeve të veta shtesë” të BE-së.

"Nëse duam të kemi një diskutim të mirë, nuk dua të komentoj shumë për këtë", tha De Kro duke iu përgjigjur pyetjes nëse ato mjete shtesë do të siguroheshin nga ngarkesat e reja tatimore për qytetarët, duke rritur kontributet e vendeve anëtare ose me shkurtimin e parave për zëra të caktuar buxhetor.

Ai përkujtoi se pjesa më e madhe e buxhetit të BE-së shpenzohet për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe Fondit të kohezionit me qëllim që të ndihmojë vendet anëtare me BPV-në më të ulët për kokë banori.

"Fondet për bujqësinë dhe kohezionin nuk do të hiqen, por duhet të shtohen edhe gjëra të tjera. Është e pashmangshme. Për buxhetin e ardhshëm do të diskutojmë se cilat janë prioritetet evropiane?", thekson De Kro.

Sipas tij, çështja e burimeve shtesë të financimit bëhet edhe më e rëndësishme në kushtet kur BE-ja përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj deri në fund të kësaj dekade.

"Para se të bëhemi më të mëdhenj, duhet të përmirësohemi", shtoi De Kro. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR