• e diel, 22 dhjetor 2024

De Kro: Belgjika dëshiron një pakt të ri të migracionit në BE deri në qershor 2024

De Kro: Belgjika dëshiron një pakt të ri të migracionit në BE deri në qershor 2024

Bruksel, 22 shtator 2023 (MIA) - Belgjika synon deri në përfundimin e presidencës së saj me BE-në në qershor 2024, të miratohet një pak i ri migracioni i Bashkimit Evropian, paralajmëroi kryeministri belg Aleksandar de Kro në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas tij, modeli aktual i migracionit të BE-së “bazohet në fat” dhe i vendos të gjitha levat e kontrollit të migracionit në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore.

"Nga ky model nuk përfitojnë as vendet e jugut, të cilat janë të privuar nga burimi kryesor ekonomik, dhe as vendet pritëse evropiane, të cilat përballen me një fluks migrantësh me të cilët nuk mund të përballen", shtoi De Kro.

Ai paralajmëroi se pakti i ri i migracionit që do të iniciohet nga presidenca belge me Unionin do të sigurojë që "çdo vend i BE-së ta bëjë atë që duhet ta bëjë" dhe do të përforcohen kufijt e përbashkët të bllokut.

Sipas tij, marrëveshje të tilla do të bëjnë të mundur ndërtimin e institucioneve më të forta dhe vendosjen e rregullave që do të jenë të njëjta për të gjithë.

“Zgjidhja e problemit me migracionin do të thotë krijimi i mjeteve ligjore për të shkuar në Evropë, përmes programeve për të gjetur talente dhe arsimim dhe për të forcuar shoqëritë e vendeve nikoqire”, shtoi kryeministri belg.

Sipas De Mur, presioni i numrit të madh të azilkërkuesve me të cilët përballet Belgjika është një çështje që kërkon reforma në nivel të BE-së. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR