• e hënë, 23 dhjetor 2024

Darmanin: Franca që nga fillimi i vitit ka shkatërruar 224 rrjete për kontrabandë të emigrantëve

Darmanin: Franca që nga fillimi i vitit ka shkatërruar 224 rrjete për kontrabandë të emigrantëve

Paris, 30 shtator 2023 (MIA) - Që nga fillimi i këtij viti, Franca ka shkatërruar 224 rrjete për kontrabandë të emigrantëve, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Zherald Darmanin, transmeton MINA. 

Duke iu referuar të dhënave të Europol-it, ministri tha se më shumë se 90 për qind e të gjithë emigrantëve që vijnë në Bashkimin Evropian (BE) përdorin rrjetet e kontrabandës.

Agjencia Anadollia thekson se aktivitetet e trafikimit të qenieve njerëzore sjellin çdo vit shtatë miliardë euro, ndërsa Darmanin theksoi se paratë përdoren më vonë për financimin e krimit të organizuar, drogës dhe ndonjëherë edhe aktiviteteve terroriste.

"Ngjarjet e fundit në ishullin e vogël italian Lampedusa, në Mesdhe, ku mijëra emigrantë mbërrijnë me varka të vogla, na kujtojnë rëndësinë e luftës kolektive kundër këtyre kontrabandistëve", shkruan Darmanin në rrjetin social X.

Ai tha se vendi i tij ka zbuluar gjithsej 224 rrjete kontrabande që nga fillimi i vitit dhe shtoi se 19 prej tyre ishin aktive në vendkalimet e La Manshit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR