• e hënë, 23 dhjetor 2024

DAP ka vërtetuar parregullsi tek pothuajse gjysma e subjekteve të kontrolluara, mosdhënia të faturave është evidentet edhe në klinika

DAP ka vërtetuar parregullsi tek pothuajse gjysma e subjekteve të kontrolluara, mosdhënia të faturave është evidentet edhe në klinika

Shkup, 9 në ntor 2023 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike (DAP) nga fillimi i vitit deri më 30 tetor ka kryer 3712 kontrolle të jashtme tek subjekte të veprimtarive të ndryshme në bazë të Ligjit për regjistrim të pagesave kesh edhe tek 1948 prej tyre janë konstatuar parregullsi. Vetëm në tetor janë kryer 679 kontrolle dhe në 416 janë evidentuar parregullsi.

Siç njoftoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në brifing me gazetarët, më 11 shtator në rajonin e Butelit, Çarshisë së Vjetër dhe Çairit janë zbuluar 44 paregullsi në 63 kontrolle. Është vërtetuar edhe se tetë persona fizikë kanë kryer veprimtari të paregjistruar për çka DAP-i ka paraqitur në Inspektoratin shtetëror të  tregut.

Ajo njoftoi edhe për veprim më 16 tetor në Haraçinë, në bashkëpunim me MPB-në dhe Inspektoratin e tregut, ku është konstatuar parregullsi tek tetë nga 16 objekte, të cilët janë hapur në momentin  e kontrollit, ndërsa janë zbuluar edhe tetë me veprimtari të paregjistruar.

Pas reagimit të opinionit, DAP ka kryer kontroll edhe në parkingun tek poliklinika Bit-pazar dhe ka vërtetuar dy parregullsi dhe dy persona të paregjistruar, të cilët nuk paguajnë për parkim.

"Në këto dy raste kemi vepruar për këto dy raste dhe në të dyja tentativat kemi konstatuar parregullsi, që do të thotë se duhet të ketë vepër penale. Megjithatë, do të shohim se si do të veprojmë në një aksion të koordinuar si me Policinë e Tregut ashtu edhe me Drejtorinë e Policisë Financiare", tha Lukarevska.

Kontrolle janë kryer edhe në 11 klinika, nga të cilat në katër janë konstatuar parregullsi sa i përket fiskalizimit - në Onkologji dhe në klinikat për sëmundjet e fëmijëve dhe për sëmundjet e syrit, si dhe në një institut universitar. Në Institutin e Shëndetit Publik, nga ana tjetër, nuk ka parregullsi sa i përket fiskalizimit, por kontrolli drejtohet mbi bazën e tatimit mbi fitimin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR