• e shtunë, 12 korrik 2025

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Kopenhagë, 12 qershor 2025 (MIA) - Parlamenti danez votoi mbrëmë pa asnjë votë kundër shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë.

Pasi të mbushin 18 vjeç, gratë daneze do të shërbejnë në armatë, si dhe burrat e rinj, 11 muaj, ndërsa trajnimi mund të fillojë në muajin e ardhshëm. Deri më tani, gratë mund të merrnin pjesë në trajnime ushtarake për 4 muaj dhe kjo ishte në mënyrë vullnetare.

"Për shkak të gjendjes aktuale të sigurisë, forcat e armatosura duhet të tërheqin më shumë rekrutë", tha ministri i Mbrojtjes, Lund Poulsen.

Në të ardhmen, Danimarka do të dërgojë 7.500 persona në shërbim ushtarak çdo vit. Spresojnë se kjo do ta bëjë më të lehtë plotësimin e përbërjes aktive të forcave të armatosura e cila aktualisht përbëhet nga 24.000 ushtarë meshkuj dhe femra. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR